Haradinaj kujton Epopenë e Rahovecit: Shteti ynë u ndërtua mbi sakrificën e të rënëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar Epopenë e Korrikut 1998 në Rahovec.

Ai në Facebook ka shkruar se shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi sakrificën e të gjithë dëshmorëve.

“Me përulje dhe nderim, kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci me rrethinë në Epopenë e Korrikut 1998. Shteti ynë është i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj.

Dje, më 17 korrik, u shënua 21-vjetori i Epopesë së Rahovecit.

Në nderim të kësaj date, pati disa aktivietete të organizuara nga komuna dhe organizatat e dala nga lufta.

Reklama