Haradinaj: Kombëtarja e krenarisë edhe një herë Kosovës i vulosi emrin e suksesit

Pas fitores së Kosovës ndaj Malit të Zi, kryeministri Ramush Haradinaj i ka falënderuar lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kombëtarja edhe njëherë Kosovës i vulosi emrin e suksesit.

“Faleminderit Luanët e Dardanisë!”, ka shkruar Haradinaj.