
Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së komandantit të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, i cili kishte thënë se serbët kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.
Haradinaj i ka thënë komandantit të ushtrisë serbe se edhe Sllobodan Millosheviqi kishte mendaur njësoj por që në fund atij llogaritë i kishin dalur gabim.

“Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime”
Ky është postimi i plotë i tij:
Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime.
RH
