Haradinaj i përmbahet traditës së festave, shërben policët me pije e ëmbëlsira

Ish-kryeministri i vendit, njëherit kryetari i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës Ramush Haradinaj, ka vazhduar traditën tashmë të tij që në përvjetorët e Pavarësisë të freskojë dhe të ëmbëlsojë pjesëtarët e policisë.

Edhe sot, përmes disa imazheve të publikuara në faqen zyrtare ka treguar se shënimin për 12 vjetorin e Pavarësisë, ai e nisi në shërbim të Policisë së Kosovës.

Ndërsa urimi i tij ka qenë tejet i shkurtë. “Urime”, shkruan Haradinaj në këtë postim.

Reklama