RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Haradinaj i drejtohet Kushtetueses, kërkon nga Thaçi shpalljen e zgjedhjeve

    29/07/2019 - 12:46
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ashtu siç deklaroi në mbledhjen e qeverisë të premten, sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas këtij akti.

    Siç ka shkruar Haradinaj në Facebook, qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

    Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

    Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

    Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do te vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj.

    Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

    Të fundit nga rubrika

    BE: Situata Kosovë-Serbi, më shqetësuesja që nga viti 2013

    15/11/2022 - 15:15

    Nga Kosova po ikin edhe të punësuarit, i riu nga Vitia e lë punën për Zvicrër

    15/11/2022 - 08:13

    Arrestohen Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

    14/11/2022 - 13:00

    Kurti në Vjenë: Kosova ka shënuar rritje të lartë ekonomike

    14/11/2022 - 11:35

    Rritja e pagave në sektorin publik e privat, nevojë urgjente

    14/11/2022 - 09:41

    Përse nuk ndodhi takimi Kurti-Vuçiq në Paris? Gazetarja zbulon prapaskenat në “Ballkan”

    14/11/2022 - 09:32

    Haradinaj sërish thirrje Kurtit: Prano kërkesën e Amerikës për shtyrjen e vendimit për targat

    06/11/2022 - 16:30

    Kurti: Situata e sigurisë në Kosovë rrezikohet nga individë e grupe të ndryshme të kriminalizuara

    06/11/2022 - 16:16

    Policët serbë në veri dorëzojnë dorëheqjet në stacion policor

    06/11/2022 - 16:12

    Sveçla në veri, viziton Policinë e Kosovës

    06/11/2022 - 13:23
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.