Haradinaj e bën të qartë edhe njëherë: S’ka ndarje dhe Dodik Republikë në Kosovë

Kryeminsitri në Detyrë, Ramush Haradinaj ka siguruar qytetarët se as nuk do të heqet taksa e as nuk do të arrihen synimet për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se tregu i Kosovës mund të hapet për Serbinë vetëm me njohje të Kosovës.

Ndërkaq, ndarja e Kosovës apo “Dodik Republika” nuk është opsion i tij.

Po ashtu, ai ka falënderuar të gjithë njerëzit që e përkrahën ditëve të fundit, pas dorëheqjes për shkak të ftesës nga Tribunali Special.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!
Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj. /RahoPress/

 

 

Reklama