Haradinaj: Do të votojmë për rrëzimin e Kurtit nëse do të ketë mocion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse do të ketë ndonjë mocion për rrëzimin e qeverisë “Kurti”, AAK-ja do t’i bashkohet.

“Qeverinë e parë ‘Kurti’ nuk e kemi rrëzuar ne, ne i jemi bashkuar një vote kundër se jemi opozitë, nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj Qeverie, ne i bashkohemi. Nuk e kemi fuqinë ne me i shpallë zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se ka një listë të veprimeve të gabuara të qeverisë “Kurti 2”, që është mirë të ndërhyhet në këtë qeverisje.

“Nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj qeverie, ne i bashkohemi”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj. /rtv21

Reklama