Haradinaj dhuratë speciale për Ambasadën e re të SHBA-së, e dërgon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë sot pjesë në ceremoninë e hapjes së objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, në Ditën e Pavarësisë së saj.

Haradinaj, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i Kosovës për paqe, liri dhe zhvillim. Haradinaj i ka bërë një dhuratë të veçantë Ambasadës Amerikane, duke i dhuruar deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleati ynë i parë për paqe, liri dhe zhvillim!

Sot Kosova ka festë, sepse në kryeqytetin e saj po përurohet ndërtesa e re e Ambasadës se ShBA-së, si dëshmi që e mbanë të sigurt lidhjen e veçantë të Kosovës me Amerikën. Ambasadës së ShBA-së ia dhurova Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, që paraqet vlerat më sublime që dy popujt tanë i ndajnë dhe i mbrojnë. Partneriteti ynë strategjik me ShBA-në nga sot është edhe më i fuqishëm dhe më kuptimplotë për promovimin dhe mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, rajon dhe kudo në botë.

Reklama