Hapet vatër zjarri në Xërxë, Komuna apelon për kujdes nga qytetarët

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka njoftuar se sot është hapur një vatër zjarri në fshatin Xërxë.

Drejtoria ka kërkuar nga qytetarët kujdes të shtuar nga zjarrvënia, për shkak të rrezikut të madh si pasojë e temperaturave të larta.

Njoftimi i drejtorisë:

Qytetar dhe ju fermerë nderuar,

Si shkak i temperaturave të larta, vendi ynë po rrezikohet në masë të madhe nga përfshirja e zjareve të cilat mund të shkaktojn dëme të pariparueshme.

Gjatë ditës së sotme në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit në vendin e quajtur tek plepat, nga zjarret janë përfshirë disa vende të cilat me ndihmën e zjarfikësave jan lokalizuar duke mos shkaktuar dëme të mëdha.

Drejtoria e Bujqësisë vazhdimisht është duke kërkuar nga qytatarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta verore.

Reklama