Hapet periudha e aplikimit për subvencione në qumësht dhe therje gjedhi

Milking of a cow

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se Ministria e Bujqësisë e ka hapur periudhën e aplikimit për subvencione për qumësht, sipas kategorive të cilësisë, therjet e gjedhit dhe akuakulturës.

Sipas njoftimit, periudha e aplikimit është e hapur nga data 15 janar deri në datën 15 shkurt.

Njoftimi i plotë:

MBPZhR hap periudhën e aplikimit për subvencione për qumësht sipas kategorive të cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit dhe akuakulturë!

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur thirrjen e aplikimit për Pagesa Direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë, therrjet e raportuara të gjedhit dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020.

Periudha e aplikimit fillon nga sot, datë 15 janar dhe do të jetë e hapur deri më 15 shkurt 2021. Ndërkaq, procedurat e aplikimit do të bëhen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Linku i thirrjes për aplikim: https://www.mbpzhr-ks.net/repository/docs/Thirrje_per_aplikimqumeshti_sipas_cilesise_dhe_therrjet_e_raportuara_te_gjedhit__gjashte_mujori_e_dyte_2020.pdf?fbclid=IwAR2WDPIwSKBXvJEfzBpEPfbM04x_7QBXZs2R0QPT4AnCxthiaPf-J9EUT0U

Reklama