Hapet periudha e aplikimit për grante në Bujqësi, Rahoveci me një shërbim të veçantë për fermerët

Ministria e Bujqësisë ka hapur periudhën e aplikimit për grante në Bujqësi. Për këtë gjë ka njoftuar edhe Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec, e cila për herë të parë jo vetëm në Rahovec, por edhe në Kosovë, do të përkujdeset për kompletimin e projektit dhe dokumentacionit për aplikim.

Ndryshe nga vitet paraprake, bujqit e Rahovecit më nuk do të kenë nevoje që të paguajnë zyra projektuese për projektimin dhe dokumentacionin e aplikimit të tyre.

”Po ashtu këtë vit për herë të parë në Drejtorinë e Bujqësisë në Rahovec fermerët tanë mund kryejnë edhe shërbimet për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin e e granteve në Ministrinë e Bujqësisë. Drejtoria e Bujqësisë i uron suksese të gjithë fermerëve aplikues si dhe mbështetjen e nevojshme në të gjitha procedurat e aplikimit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Bujqësisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për grante në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur fazën e aplikmit në kuadër të Programit për zhvillimin Rural për vitin 2019.

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec përmes kësaj thirje njofton të gjithë fermerët e interesuar se të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, mund t’i gjejnë në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, www.azhb-ks.net

Po ashtu këtë vit për herë të parë në Drejtorinë e Bujqësisë në Rahovec fermerët tanë mund kryejnë edhe shërbimet për hartimin e projekteve dhe kompletimin e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin e e granteve në Ministrinë e Bujqësisë. Drejtoria e Bujqësisë i uron suksese të gjithë fermerëve aplikues si dhe mbështetjen e nevojshme në të gjitha procedurat e aplikimit.

Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore, për masën 103 përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, për masën 302 përmes së cilës përkrahen investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, për masën e ujitjes së tokave bujqësore, për masën 303, përmes së cilës përkrahen investimet në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal –Qasja Leader – Për grupet lokale të veprimit (GLV)- të përzgjedhura. Buxheti për këto masa për zhvillim rural, këtë vit arrin në 20,500,000.00 euro.

 

Reklama