Hapet aplikimi për subvencione për qumësht, therje të gjedhit, viça e akuakulturë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për subvencione për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e parë 2022.

Sipas njoftimit, periudha e aplikimit që ka filluar sot, datë 20 korrik do të jetë e hapur deri më 19 gusht 2022, në ora 16:00.

Tutje, thuhet se aplikimi për të përfituar subvencione bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

“Ndërkaq, të gjitha informatat e hollësishme për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, fermerët mund t’i marrin në web faqen e AZhB-së, https://ëëë.azhb-ks.net/sq/thirrje-per-aplikim, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.