Hajni shqiptar që kishte kafshuar suxhukun kapet nga policia gjermane përmes ADN-së

Në marsin e vitit 2012 kishte ndodhur një vjedhje në një banesë në Gjermani.

Ngjarja kishte ndodhur në një fshat të quajtur Gevelsberg.

Hetuesit policor brenda banesës kishin siguruar si provë një copë të suxhukut që ishte i kafshuar.

Sipas Policisë të rajonit Nordhein-Westfallen, në atë kohë testi i ADN-së i bërë atë kohë nuk çoi në identifikimin e ndonjë personi të dyshuar.

Por, nëntë vjet më vonë krahasimi i disa të dhënave ndërkombëtare solli rezultat.

Bëhet fjalë për një shqiptar i cili tani është në moshën 30-vjeçare, i cili ishte arratisur në Francë por që tani gjendet në burg atje për një vepër tjetër kriminale.

Sipas Policisë së Schwelmit, ai mund të mbetet i lirë sepse afati i parashkrimit të rastit ka skaduar dhe nuk mund të ekstradohet në Gjermani.

Reklama