Grupi suedez sjell në versionin e vet “Xhamadani Vija Vija” që së pari herë e kishte kënduar në Hardh Fest në vtin 2018

Grupi suedez Madman’s Choice ka sjell në një version të veçantë këngën e njohur shqipe “Xhamadani Vija Vija”, këngë që fillimisht e kishte kënduar në edicionin e vitit 2018 në festivalin e rrushit “Hardh Fest” si befasi për pjesëmarrësit.

Ky grup në përshkrim të këngës ka bërë të ditur se projekti ka ardhur si vlerësim për njerëzit e Kosovës pas performancës që kishin pasur dy vjet më parë në “Hardh Fest” në Rahovec.

Kënga e publikuar sot:

“Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën ‘Xhamadani’, erdhi natyrshëm. Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”, thuhet në përshkrim.

Për projektin grupi ka punuar me producentin Florent Boshnjaku.

Kënga e kënduar në Hardh Fest në vitin 2018:

Reklama