Gra e burra të një familjeje në Prizren bëhen “llom” mes vete

Një rrahje masive ka ndodhur në një shtëpi në Prizren. Në këtë rrahje janë përfshirë gjashtë persona, të cilët janë familjarët mes vete.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se janë arrestuar katër burra, të cilët ishin përleshur mes vete dhe me dy gra. Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Prizren 07.07.2021 – 22:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti janë përfshirë në një rrahje mes vete dhe me dy viktimat femra kosovare ( të gjithë janë familjar mes vete). Viktimat dhe dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë duke marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Reklama