Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit tashmë është në finalizim të ndarjes së posteve qeveritare dhe në legjislativ.

Glauk Konjufcën, pritet të jetë kryetar i Kuvendit, i cili këtë post e kishte “shijuar” për një kohë të shkurtër me 26 dhjetor 2019.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që me 22 mars të konstituohet Kuvendi i ri.

Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu.

Në rend dite do të jenë:

1. Formimi i Komisionit per verifikimin e mandateve

2. Betimi i deputetëve

3. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit

Reklama