Glauk Konjufca flet për herë të parë si Kryetar Kuvendi: Garantojmë se do kryejmë detyrat tona me nder

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, iu është drejtuar deputetëve të pranishëm për herë të parë në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

”Ne qysh në fillim duam që t’ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Ju falënderoj që na besuat këtë detyrë të rëndësishëm e cila është me rëndësi”.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve për besimin e dhënë për të qenë pjesë e Parlamentit, ndërsa garantoi që si Kryesi e Kuvendit do t’i kryejnë detyrat e tyre sipas ligjeve, njofton Klan Kosova.

”Ne ju garantojmë që si Kryesi e Kuvendit të Kosovës që do t’i kryejmë detyrat tona me shumë nder, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe sipas ligjeve në fuqi”.

”Falënderojmë edhe korin diplomatik të Kosovës, ambasadorët dhe të gjithë mysafirëve që na kanë premtuar me këtë prezencë të tyre në këtë seancë konstituive”.

”Mbi të gjitha unë i bashkangjitem urimit të juaj si deputet i Kuvendit të Kosovës për ata që janë më të rëndësishëm, për qytetarët, pa të cilët s’do ishim as ne këtu ku jemi në këto ulëse”.

Konjufca përmbylli seancën e sotme, duke thënë se për atë të radhës do të njoftojnë me kohë.

”Të nderuar deputetë, me këtë rast i mbyll punimet e seancës konstituive. Mirupafshim në seancën e radhës, të cilën sapo ta caktojmë do t’njoftoheni me kohë”.

Reklama