Gjykata vendosi për Ikballe Hudutin

Gjykata në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Ikballe Hududit për shkak të një postimi të saj në rrjetin “Facebook” pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Huduti pas vrasjes së Soleimanit në një sulm me dron nga të kryer nga ushtria amerikane kishte shpërndarë në rrjetin e saj një status me përmbajtje e cila dyshohet se përmbante thirrje për hakmarrje.

Ky postim ishte fshirë më pas nga Huduti mirëpo një ditë më pas ajo ishte arrestuar ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar masë e paraburgimit ndaj saj nën dyshimin se ka kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste. Huduti kishte shkruar edhe më pas në profilin e saj kishte shkruar rreth vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Suleiman.

“Ti shkove në përqafim të Imam Huseinit, sepse shkove në tokën e tij të Qerbelasë dhe tani për ty po ndriçohet nata me një mijë qirinj, të dhezur për shpirtin tënd dhe qenësinë e njeriut madhështor gjeneralit Suleiman. Të mi bësh të fala selam Ehli Bejtit se bota është me të drejtit dhe se drejtësia është shumë afër të manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut. Vetëm fal durim o popull musliman kudo që jeni anë e mbanë”, kishte shkruar Huduti.

Sipas njoftimit të Gjykatës në Prishtinës ekziston dyshimin se e pandehura ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ku dëshmohet postimi i të pandehurës në rrjetin social Facebook, e me të cilat postime është bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

Po ashtu Gjykata ka konsideruar se ekziston frika e bazuar se po që se e pandehura do të mbrohet në liri mund ti qaset arratisë për ti ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet, ku në këtë mënyrë do ta pengoj rrjedhën normale të procedurës.Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.

Reklama