Gjykata Speciale fton ish-ushtarin e UÇK-së nga Rahoveci

Organizata e Veteranëve të Luftës në Rahovec ka njoftuar se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe një ish-ushtari nga Rahoveci.

Sipas një njoftimi të OVL, i ftuari për intervistim është Besim Bajrami nga fshati Drenoc.

“Vazhdojnë ftesat nga gjykata speciale e Hages. I ftuari i radhës është ishë ushtari i UÇK-s, Besim Bajrami nga fshati Drenoc i Rahovecit!”, thuhet në njoftim.

Kjo është ftesa e parë nga Speciala pas zgjedhjeve në Kosovë. Gjatë fushatës zgjedhore kishte heshtje totale nga gjykata.