Gjobiten 705 qytetarë për thyrjen e masave anti-Covid

Përballja me virusin COVID-19 është duke vazhduar ndërsa në vend janë 3 mijë e 695 raste aktive të të infektuarve me koronavirus.

Edhe pse vaksinimi është bërë tek një pjesë e qytetarëve numri i rasteve aktive vazhdon të jetë mjaftë i lartë.

Por për fat të mirë gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjeve pas një kohe të gjatë në vend.

Ndryshe Policia e Kosovës po vazhdon të përballet me të gjithë ata që po thyejnë masat antiCOVID, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit zyrtarët policorë kanë shqiptuar 705 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.

Reklama