Gjindet një refugjat i djegur në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ka shenja dhune

Një person është gjetur i djegur në një shtëpi të pabanuar në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Mbrëmë rreth orës 09-00 Policia ka pranuar një informacion për zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokolari”.

Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Në vendin e ngjarje është gjetur trupi i viktimës, që dyshohet të jetë refugjat.

Burimet mësojnë se viktima ka shenja dhune në trup.

Burimet e afërta me ekipet mjekësore kanë thënë se bazuar në dyshimet e para, viktima mund të ketë pësuar lëndime trupore para se të digjej shtëpia.

Banorët kanë thënë për Indeksonline se brenda shtëpisë janë dëgjuar zhurma të mëdha.

Ekipa mjeko-ligjore po mirret me rastin dhe shpejt pritet të dal me raportin fillestar.

Reklama