Gjesti human i shqiptarëve të Luginës, u ofrojnë ujë mërgimtarëve të ngecur në kolonat serbe

Pritjet në kufi për mërgimtarët të cilët po vijnë për pushime në Kosovë shpesh kanë ditur të jenë të gjata, por për ta janë kujdesur shqiptarët e Luginës.

Gjatë ditës së sotme aktivistë të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc përmes një aksioni simbolik u kanë dhuruar ujë të ftohet mërgimtarëve që po presin në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Kjo është bërë e ditur në një postim në Facebook:

“Shqiptarët e Luginës u japin ujë mërgimtarëve që po presin në kufirin Serbi-Kosovë

Sot aktivistë të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, përmes një aksioni simbolik, duke i dhuruar ujë të ftohtë, i kanë dëshiruar mirëseardhje bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në vendet e perëndimit, të cilet po presin në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Qytetarë të shumtë të cilët po udhëtojnë në temperatura të larta, falemnderuan dhe u shprehën mirënjohës ndaj aktivistëve të cilët sadopak i freskuan me ujë”.

Reklama