Gjermania zgjeron praninë ushtarake në KFOR për 400 trupa

Gjermania ka zgjeruar praninë ushtarake në KFOR për afro 400 ushtarë, sipas një rezolute të kaluar në Bundestag të mërkurën.

Aktualisht në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, shërbejnë 80 ushtarë gjermanë.

Me vendimin Gjermania bëhet kontribuuesja e tretë më e madhe në KFOR, pas Italisë e SHBA-së.

“Përkushtimi ynë në terren me njerëzit në Kosovë dhe në përgjithësi me njerësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor është edhe më i rëndësishëm këto ditë. Po shohim një luftë brutale në mes të Evropës”, ka thënë Thomas Hitschler, sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë të mërkurën, raporton “Euroactiv”.

Ky zgjerim dhe shtyrje e mandatit pritet të ketë kosot rreth 7 milionë euro.

“Rusia gjithmonë ka pasur interesim të konsiderueshëm për të destabilizuar rajonin. Kjo gjithmonë është mënyrë për të ushtruar presion ndaj Bashkimit Evropian”, ka thënë Hitschler.

Në mocion për të zgjeruar operacionin ceket mundësia e eskalimit të situatës, veçanërisht në veri të Kosovës.