Gjermania ulë numrin e terminëve për viza gjermane

Për shkak të rritjes së rasteve dhe përhapjes së koronavirusit, Ambasada Gjermane në Kosovë ka njoftuar se përkohësisht, numri i terminëve që vihen në dispozicion për aplikim për viza është reduktuar ndjeshëm.

Nëpërmjet një komunikate, Ambasada shkruan se s’mund të përjashtohet mundësia që edhe terminët që janë rezervuar e konfirmuar, të anulohen apo të shtyhen.

“Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutem kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet tutje.

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i terminëve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm. Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminët që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në komunikatën e plotë.