Gjermanët arrijnë në LDK, i pret Mustafa

Një delegacion i Bundestagut gjerman me anëtarët Peter Beyer dhe Christian Schmidt ka arritur në zyret e LDK-së në këto orë të hershme të mëngjesit.

Ky delegacion do të pritet nga kryetari i partisë Isa Mustafa dhe takimi ka filluar në orën 08:00.

Ardhja e gjermanëve po shihet si përpjekje për t’i pajtuar LDK-në dhe VV-në në arritjen e një koalicioni qeverisës pas mospajtimeve të tyre në postin e presidentit.

Ky delegacion i Bundestagut do të shkojë edhe në selinë e Vetëvendosjes për t’u takuar me kryetarin Albin Kurti.

Beyer është gjithashtu raportues për Kosovën në Parlamentin Europian.

Reklama