Gjenerali Wesley Clark që bombardoi Serbinë, pritet në Kosovë me nderime ushtarake

Ish-komandanti i NATO-s gjatë bombardimeve kundër caqeve serbe më 1999, gjenerali i pensionuar, Wesley Clark, ka filluar vizitën e tij në Kosovë.

Fillimisht ai u prit nga ministri i Mbrojtës së Kosovës, Armend Mehaj me ceremoni ushtarake.

Pas takimit me ministrin Mehaj, do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Clark gjatë ditës pritet të takohet edhe me krerët shtetëror, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Reklama