Gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të borës

Ministria e Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se gjendja e të gjitha rrugëve në vend është e qarkullueshme, pavarësisht reshjeve të borës në 24 orët e fundit.

“Sipas informatave të cilat janë marrë nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe Autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve” thuhet në njoftimin e MMPHI-së.

Sipas Ministrisë, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm të pastrimit të rrugëve.

“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here” thuhet tutje në njoftim.

Nga Ministria, me këtë rast, kërkohet të respektohen rregullat e vozitjes nga ana e shoferëve.

Reklama