
Është gjetur trupi i mësuesit Naim Gashi nga Sapniqi i Rahovecit, i cili ishte hedhur nga Ura e Fshejtë më 25 janar të këtij viti, raporton RahoPress.
Pas përpjekjeve të pandalura të Forcave të Sigurisë së Kosovës, trupi më në fund është gjetur.

Trupi i të ndjerit është lokalizuar jo larg Urës së Fshejtë, ndonëse besohej se trupi do të mund të ishte bartur edhe më larg, për shkak të reshjeve e vërshimeve të shumta nga 25 janari.
Nga kolegët e tij, mësuesi Gashi përshkruhej si njeri i qetë, por i tërhequr.
“Mësimdhënësit po e përshkruajnë si tip i mbyllur, i tërhequr nga të tjerët dhe siç duket ka qenë në depresion, shkaqet e të cilit nuk i di”, kishte thënë një koleg i tij.
Gashi punonte si mësues i ciklit të ulët në shkollën e fshatit Sapniq për 10 vite.
Para se të hidhej nga ura, ai ka qenë duke punuar me klasën e parë.
