Gjenden burrë e grua të vdekur në një shtëpi në Prizren

Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit dy persona janë gjetur të vdekur nga Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar  Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“ Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar nga policia.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Express se dy personat e gjetur pa shenja jete ishin burrë dhe grua.

Reklama