Gjatë 2020-s Kosova shënoi bilanc negativ të tregtisë

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për rrjedhat e eksportit dhe importit gjatë vitit 2020 tregtia e mallrave në vitin 2020 kishte në vlerë prej 2.8 miliardë Eurosh, që tregon për një deficit tregtar më të ulët për (-9.4%), krahasuar me vitin 2019.

Totali i eksporteve në këtë vit ishte 474.8 milionë Euro, ndërsa importi 3.2 miliardë Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 14.4% sipas të dhënave të ASK-së.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë viti 2020 me atë të vitit 2019, shifrat tregojnë se është një rritje vjetore për 23.8%. Rritje, e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës.

Të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës në vitin 2020 kanë shënuar një rënie vjetore rreth (-5.7%), duke krahasuar me vitin paraprak, 2019.

Sipas ASK-së gjatët kësaj periudhe, kishte rënie të eksporteve në këto grupe: lëkurë dhe artikuj prej saj, produktet minerale, druri dhe artikuj druri,

Trend pozitiv të rritjes së eksporteve nga 2010-2020, kanë pasur plastika, goma dhe artikujt prej tyre, nga 8.1 milionë euro në 57.1 milionë euro; artikujt e ndryshëm të prodhuar, nga 1.9 milionë euro në 49.7 milionë euro; ushqimet e përgatitura, pijet, pijet alkoolike dhe duhani, nga 11.5 milionë euro në 43.5 milionë euro; produktet bimore nga 12.2 milionë euro në 31.7 milionë Euro.

Të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës në vitin 2020 kanë shënuar një rënie vjetore rreth (-5.7%), duke krahasuar me vitin paraprak, 2019.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 163.4 milionë Euro, ose rreth 34.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.5%.

Gjatë vitit 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 210.7 milionë Euro, ose 44.4% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte rritje prej 27.8%.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në vitin 2020 arritën në 615.3 milionë Euro, ose 18.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5.8%), Maqedonia e Veriut (5.7%), Serbia (5.3%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin te kapitujt: hekuri dhe çeliku, 120.3 milionë Euro, ose rreth 19.6%; kripërat, sulfuret, oksidet, gurët, materialet suvatuese, gëlqerja dhe çimentoja, 55.8 milionë Euro, ose rreth 9.1% etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 100.6 milionë Euro, ose 21.2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (8.2%), SHBA (5.0%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 1.1 miliardë Euro, ose 35.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.4%) dhe Kina (9.8%).

Reklama