Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë ndërsa 587 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 212 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 73.635 ndërsa i të vdekurve ka shkuar në dhe 1.655.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.

Reklama