Gjakovarja e fton një djalë në banesë përmes Snapchat-it, por ai e pëson keq

Një 19-vjeçare nga Gjakova, mbrëmjen e së enjtes e ka ftuar një 29-vjeçar në banesën e saj, duke e joshur përmes rrjetit social “Snapchat”. Por pak pasi arriti në banesën e saj, djali nga Gjakova u dëshpërua keq.

Në vend se të merrte atë për të cilën ishte nisur, djali 29 vjeç, hëngri dajak e edh eu grabit.

Biseda me një 19-vjeçare i shkoi mirë një djali nga Gjakova, por jo edhe momenti kur ai arriti në banesën e saj.

Dy të rinjtë kishin bisedat përmes rrjetit social “Snapchat”, ku vajza e kishte joshur djalin dhe e kishte ftuar në banesën e tij.

29-vjeçari A.N. kishte shkuar në banesën e vajzës, A.D. me të cilën kishte biseduar. Por, pak pasi arriti aty, e priti një befasi e pakëndshme.

Dy persona të maskuar dhe me shufra hekri në duar, ia kanë grabitur A.B. portofolin me 160 euro.

Pas grabitjes, të dyshuarit e kanë kërcënuar 29-vjeçarin që të mos e njoftojë policinë për rastin që kishte ngjarë.

E tërë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Gazetën Express Drejtori Rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka treguar se është arrestuar e dyshuara A.D. e cila edhe e ka pranuar veprën e kryer.

“Sot gjatë ditës pas një pune operative të hetuesëve nga stacioni policor Gjakovë, është arrestuar e dyshuara e cila e ka pranuar se veprën e ka kryer duke bashkëpunuar me të dashurin e saj dhe një shokun e tij, të cilët janë identifikuar nga policia por që ende janë në arrati”, ka theksuar Graishta

Reklama