GAP: Komuna e Rahovecit po përmbush premtimet e dhëna në fushatë

Sipas platformës elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të Institutit GAP, Komuna e Rahovecit po ec me hapa të sigurt drejt përmbushjes së premtimeve të paraqitura në fushatën zgjedhore.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi e ka mirëpritur këtë raport, duke thënë se ky është një rezultat i mirë për komunën dhe është dëshmi e një qeverisjese të mirë.

Sipas platformës, nga 24 premtime zgjedhore, deri tani Komuna e Rahovecit ka përfunduar 14 premtime, ka përmbushur për gjysmë 6 premtime si dhe ka nisur implementimin e 4 premtimeve.

Latifi shkruan:

KOMUNA E RAHOVECIT PO EC SIGURT NË PËRMBUSHJEN E PLANEVE DHE PROJEKTEVE TË PARAPARA!

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017. Periudha e monitorimit përfshin gjashtëmujorin e parë të 2020.

Në bazë të rezultateve të dala nga vlerësimi i përmbushjes së premtimeve, Komuna e Rahovecit ka treguar një performancë mjaft të mirë, dhe shumë të kënaqshme në përmbushjen e planeve dhe projekteve të parapara, ku nga gjithsej 24 premtime, niveli i përmbushjes është ky si në vijim:

➡️ 14 PREMTIME TË PËRFUNDUARA;

➡️ 6 PREMTIME GJYSMË TË PËRMBUSHURA;

➡️ 4 PREMTIME TË FILLUARA.

Ky rezultat është dëshmi e një qeverisjeje plot vullnet dhe përkushtim për të realizuar sa më shumë investime publike që rrisin cilësinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Për të parë detajet e premtimeve të dhëna, mund të vizitoni platformën elektronike të Institutit GAP duke klikuar në këtë link: https://bit.ly/2QnJo66.

Vazhdojmë bashkë!

SL

Reklama