Futbollisti nga Ratkoci Andi Hoti nënshkruan kontratë me FC Interin

Futbollisti nga fshati Ratkoc i Rahovecit, Andi Hoti, ka nënshkruar kontratë me klubin e madh italian të futbollit FC Inter.

Në një njoftim të faqes së Facebook-ut të fshatit Ratkoc, bëhet e ditur se Hoti do të nis paraqitjet te Interi nga sezoni i ardhshëm.

“Zyrtare: Andi HOTI nënshkruan kontratë profesionale 3 vjeqare me FC INTER i cili nga sezoni i ardhshëm do te jet nën urdherat e trajnerit Simone Inzaghi. Suksese Andi”, thuhet në këtë njoftim.

Reklama