Fury nokauton Wilderin, mbron titullin e botës

Boksieri britanik Tyson Fury ka mbrojtur titullin e botës në peshën e rëndë në boks.

Fury në Las Vegas triumfoi me nokaut në raundin e 11.

Në total pati pesë nokdaune në superpërballjen. Fury e rrëzoi Wilderin tri herë gjatë luftës, ndërsa dy herë e gjeti veten në dysheme.

Ishte përballja e tretë mes tyre dhe fitorja e dytë e Furyt. Një meç u mbyll baras.

Fury vazhdon të mbetet pa humbje. Ka 32 fitore e një barazim. Wilderi ka pësuar humbjen e dytë në karrierë. Ai i ka 42 fitore e një barazim.

 

Reklama