FSK vazhdon operacionin për gjetjen e trupit të viktimës që u hodh nga Ura e Fshejtë

FSK edhe sot është duke e kërkuar trupin e personit që para disa ditësh u hodh nga “Ura e Fshejtë”.

Në një njoftim në Facebook, FSK shkruan Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdon kërkimin dhe se operacioni i kërkimit nuk është ndalur asnjëherë.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira , duke rrezikuar edhe  jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshejtë. Operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit”, thuhet në njoftim.

Reklama