Franca nën “zjarr”, arrihen temperaturat më të larta në historinë meteorologjike

Temperatura ekstreme tropikale kanë përfshirë Francën këto ditë ndërsa raportohet se sot është thyer rekordi i të gjitha kohërave në këtë shtet Evropian. Eshtë fjala për temperaturat e regjistruara nga stacione të ndryshme meteorologjike anembanë Francës.

Temperatura maksimale ka arritur dei në 44.3 gradë celsius në juglindje të Francës në vendin e quajtur Carpentras, ndërsa parashikimet meteorologjike na tregojnë se temperatura pritet të arrijë deri në 45 Gradë Celsius.

Vala e fuqishme e nxehtësisë Afrikane ka përfshirë sivjet shumë pjesë të Kontinetit Evropian, në veçanti Francën dhe Spanjën, kurse nga nxehtësia ekstreme janë përfshirë edhe Zvicra, Gjermania, Italia, Holanda, Luksemburgu, Britania e Madhe, Polonia, Çekia, Austria, Danimarka etj./Meteoballkan

Reklama