Fotografi kosovar kap pamje mahnitëse të drerit në Kosovë – Video

Fotografi Arian Mavriqi, ka publikuar dje një video të një dreri diku në malet e Kosovës. Gjelbërimi përreth dhe bukuria e drerit, bën të duket shumë e bukur kjo pjesë e natyrës së Kosovës.

Padyshim që në Kosovë bukuritë natyrore nuk mungojnë fare.

Kushdo që vendos të shëtis natyrën e saj, do të mahnitet me pamjet e bukura të cilat do t’i hasin me sy.

Fotografi Arian Mavriqi, së fundi ka realizuar një video në të cilën shihet në drerë dhe pamja që i jep ai natyrës të jep kënaqësi të madhe, kur sheh se diçka e tillë është kapur nga syri i kamerës tek ne në Kosovë.

Mavriqi njihet si fotografi që bën video dhe fotografi të florës dhe faunës në vendin tonë.

Gepostet von Arian Mavriqi am Freitag, 18. September 2020

Reklama