“Foto me mikun”, poezia e Xhevdet Bajrajt kushtuar Irfan Popajt që u vra 22 vite më parë

Poeti i njohur rahovecas Xhevdet Bajraj, i ka kushtuar një poezi mikut të tij Irfan Popaj, i cili ishte ekzekutuar në natën mes  24 dhe 25 mars të vitit 1999, kur NATO-ja kishte bombarduar caqet serbe.

“Foto me mikun”, e ka titulluar poezinë e tij poeti Bajraj:

Ai ka shkruar:

Me mikun tim të paharruar, Irfan Popaj, i ekzekutuar në natën mes 24 dhe 25 marsit të vitit 1999

FOTO ME MIKUN

Në tokën ku gjurmët e njerëzve

që ikin

i fshin shiu i dhimbjes

që bie nga sytë e atyre

që e dhanë jetën për atdhe

e që tërë kohën

na shikojnë nga qielli

e shikoj një foto me mikun tim

ai buzëqesh në të

një ditë para se të vritej

“Me zemër në qese najloni”, Sh. B. Armagedoni

Reklama