Florian Marku pasi shkatërroi Jenkinsin: Më sillni Amir Khanin, do ta thyej

Boksieri shqiptar Florian Marku, e ka gjunjëzuar boksierin Chris Jenkins sonte, duke e nokautuar në rundin e katërt.

Marku, duke folur pas meçit të shkurtër, tha se ka respekt për të gjithë shqiptarët. Ai ka folur anglisht dhe shqip dhe ka marrë plot brohoritje.

Pas fitores me goditje të fuqishme, Marku ka thënë se ka respekt për kandidatin e tij.

“Chris Jenkins, kam respekt për të. Sot munda këtë boksier por ende jam duke mësuar”, ka thënë Marku.

Megjithatë, porosia e tij kryesore ishte për boksierin Amir Khan, të cilin po e kërkon për një kohë të gjatë.

“Më sillni Amir Khanin pas këtij, do ta thyej”, ka thënë Marku. /GazetaExpress/