“Fjala” s’i merr as 1 mijë vota, Gëzim Kelmendi jep arsyetimin qesharak

Partia Fjala jo vetëm që nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por ajo nuk ka arritur të ‘kapë’ as numër treshifror të votave.

Nga 99,25% të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia e Gëzim Kelmendit ka marrë vetëm 973 vota, apo 0,12%.

Kryetari i këtij subjekti politik, Gëzim Kelmendi, mbrëmë i ka falenderuar qytetarët që kanë votuar për të, ndërsa ka thënë se “ne FJALA nuk do të ndalemi.

Ai ka thënë se si parti nuk janë krijuar vetëm për një, dy apo tri palë zgjedhje.

Ai gjithashtu e ka uruar Lëvzjen Vetëvendosje për fitoren në këto zgjedhje.

“Të nderuar qytetarë, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të ju falënderoj për votat tuaja dhënë Partisë FJALA.Ne FJALA nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor. Pavarësisht numrit të votave, ne FJALA nuk do të ndalemi.

Ne FJALA nuk jemi themeluar për 1,2 apo 3 palë zgjedhje.Ne FJALA do të vazhdojmë rrugëtimin tonë, të vendosur, me qëllim të pastër, me durim dhe urtësi.Fituesit të këtyre zgjedhjeve, Vetëvendosjes, ia urojmë fitoren.Urojmë Vetëvendosjen që të punoi për interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe interesin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.

Reklama