
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi ka njoftuar se sot është duke u finalizuar pjesa e dytë e rrugës tranzitë mbi qytetin e Rahovecit.
Ai ka thënë se ky projekt krijon lidhje të re të dy rrugëve rajonale.

“Me këtë rast shprehim falenderime për mbështetjen e këtij projekti MIT dhe Ministrin Pal Lekaj për finalizimin e rrugës Tranzite”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai po ashtu ka njoftuar edhe për zëvendësimin e kontejnerëve të qytetit me kontejnerë të rinj.
“Poashtu, sot, zyrtarët komunal së bashkë me punëtorët e EKO Regjionit po bëjmë zavendsimin e kontejnereve të rinjë në qytet!”, thuhet në njoftimin e tij. /RahoPress/
