Fillon sot rinumërimi i 292 vendvotimeve për Kuvende Komunale

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot në ora 09:00 fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor.

Ndërkohë të premten KQZ-ja ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, por në këtë certifikim nuk janë përfshirë komuna e Shtimes, Ferizajt, Podujevës e Kllokotit për shkak të ankesave.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kanë komunikuar me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme të cilat kanë kërkuar që rezultatet e katër komunave të mos certifikohen për shkak se ka ankesa në procedurë.

Reklama