Fillojnë korrje-shirjet në Rahovec, rendimenti 4,200 kg për një hektar

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dje  ka përcjellë nga afër fillimin e fushatës së korrje-shirjes së grurit në komunën e Rahovecit.

Sipas raporteve të para, Drejtoria e Bujqësisë bënë tё ditur se rendimentet e grurit janë rreth 4,200 kilogramë për një hektar.

“Po ashtu kombajnerët po i përmbahen punës dhe gjithëçka po shkon sipas planit punues. Korrja e 1/ha gruri me autokombanjë do të kushtojë 90-110 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Drejtori Berat Duraku e ka vlerësuar të rëndësishëm fillimin e korrje-shirjeve për komunën e Rahovecit e cila është mobilizuar mjaft mirë për ta kryer me kohë këtë aksion.

Reklama