Fillimi i qershorit, koha kur mund të nis ngritja e temperaturave

Sipas ecurive aktuale sinoptike pas disa ditëve që pritet të jenë mjaft jostabile nga fundi i këtij dhe fillimi i muajit të ri mund të ketë ngritje graduale të temperaturave.

Sipas meteorologëve, do të kemi edhe aktivizimin e lehtë të Afrikës veriore e cila do ti “drejtojë antenat” në drejtim të rajonit tonë.

Gjithashtu mund të kemi edhe forcimin e masave ajrore anticiklonike të cilat evntualisht do të na siguronin mot më stabil dhe me reshje më të rralla.

Kjo do të ishte më se e mirëseardhur pas një periudhe moti mjaft të freskët dhe të paqëndrueshëm që po mban këto ditë dhe që pritet edhe disa prej ditëve të ardhshme.

Gjithsesi do të përcjellim evoluimin e gjendjes sinoptike ditëve të ardhshme por shenjat janë të mira një herë për një herë. Ndryshimet ende mund të ndodhin dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në faqen tonë./Meteoballkan

Reklama