Fillimgushti sjell temperatura të larta, fundjava vjen më freskët

Në ditët e para të muajit gusht do të përballemi me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Në vikend do të ketë rënie të lehtë të temperaturave dhe reshje lokale shiu

Turbullira nga Evropa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që pritet të sjellin mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi, e masa më të freskët ajrore, që do të depërtojnë nga verilindja e kontinentit do të zbresin lehtë temperaturat përreth vlerave mesatare.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimale do të luhaten nga 13C deri në 18C, e ato maksimale, do të rriten në 30C deri 33C, e në fundjavë do të zbresin deri në 26C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare krahu veriore 2-7m/s.

Reklama