FFK bën edhe Ligën e Dytë unike, vetëm KF Rahoveci pjesë e saj

Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur që Liga e Dytë e Kosovës mos të jetë më e ndarë në dy grupe.

Tashmë Liga e Dytë do të jetë unike me 16 skuadra pjesëmarrëse. FFK ka vendosur që këtë ligë ta krijojë duke marrë skuadrat e tetë vendeve të para të sezonit të kaluar të Ligës së Dytë, grupi A dhe B.

Në këtë rang, që i bie të jetë i treti në Kosovë për nga renditja, nga komuna e Rahovecit do të garojë vetëm KF Rahoveci, si skuadër që ka përfunduar në vendin e dytë në grupin A sezonin e fundit.

Tri skuadra tjera si Bashkimi i Krushës së Madhe, KF Xërxa dhe KF Dejni, do të jenë pjesë e Ligës së Tretë, e cila do të jetë me grupe dhe skuadrat do të ndahen ne bazë të regjioneve./RahoPress/