
Komuna e Rahovecit bashkë me “n’Qosh Bar” dhe “Avanti” do të organizojnë një festë vere kushtuar mërgatës, e cila në shumicë gjendet për vizitë dhe pushime në vendlindje,
Festa orgaizohet në rrugën “Xhevat Kasapi” duke nisur nga ora 18:00, kur pjesëmarrësit do t’i argëtojë 04 band dhe DJ JUMP.

Njoftimi i plotë:
Për herë të parë nën patronatin e komunës dhe organisim të n’Qosh Bar dhe Kafeterisë “Avanti” (te Lema) organizohet festë e verës për nderë të ditëve të mërgatës.
Outdoor Summer Party organizohet në rrugën Xhevat Kasapi, pranë palestrës nga ora 18:00 deri ora 02:00.
▪️Performojnë
04 Band që sjellin hitet e mëdha në performancë LIVE
DJ JUMP
Legjendari rikthehet për një performancë pas shumë kohësh, një dhe i vetmi DJ nga Rahoveci me renome vendore e ndërkombëtare – Hip Hop maestro.
