Fermeri rahovecas që ka të mbjellur katër hektarë me rrush

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku, ka vizituar një prej fermerëve më të suksesshëm të Komunës së Rahovecit.

Duraku ka njoftuar se sot i ka bërë një vizitë Gazmend Kabashit nga fshati Zoqishtë.

Siç ka njoftuar ai, Kabashi ka të mbjellur rreth  katër hektarë plantacione me vreshta

‘Fermeri Gazmend Kabashi nga fshati Zoqisht i Komunës së Rahovecit ka të mbjellur rreth 4 ha plantacione me vreshta. Ai në këto plantacione kultivon rreth 70% të rrushit për konsum të tryezës, ndërsa pjesën tjetër për përpunim (kryesisht për verë)”, ka shkruar Duraku.