Fermeri nga Ratkoci që me mjete vetanake ngriti stallën me 30 lopë qumështore

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se si Jeton Hoti nga Ratkoci ka arritur që të ndërtoj stallën për lopë qumështore me mjete vetanake.

Sipas njoftimit, në stallën e tij ka mbi 30 lopë qumështore dhe viça për majmëri.

Por, pandemia ka dëmtuar edhe këtë sektor të bujqësisë.

“Blegtoria vazhdon të mbetet një ndër sektorët me potencial më të madh në bujqësi. Nga investimet vetanake, Jeton Hoti nga fshati Ratkoc ka arritur që të ndërtoj stallën për lopë qumështore, gjë që ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese. Në fermën e tij ai posedon mbi 30 lopë qumështore dhe viça për majmëri, megjithatë virusi COVID -19 ka vështirësuar disa nga punët të planifikuara në fermë për këtë vit.

Hoti ka treguar se qumështin e shet te një pikë grumbulluese, ndërkohë që mbjell edhe drithërat dhe kultura të tjera të perimtarisë.

“Jetoni tregon se gjithë prodhimin e qumështit e ka të kontraktuar me pikën grumbulluese të qumështit, ku kjo ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe sigurisë për shitje. Përveç mbjelljes së drithërave për ushqim të kafshëve, fermeri në fjalë mirret edhe me kultivimin e kulturës së specit i cili çdo vitë mbjell mbi 3 ha”, thuhet në fund të njoftimit të drejtorisë.